Vrasja e policit malazez, vëllezërit Hasanaj të dënuar më parë

schedule15:56 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 15:56 - 17 Dhjetor, 2019

Dy vëllezërit nga Malësia e Madhe të arrestuar së bashku me nënën e tyre për vrasjen e policit malazez ishin dënuar më herët nga Gjykata e Shkodrës për plagosje me armë dhe që prej vitit 2008 familja jetonte në arrati.

ABC News ishte në fshatin Kamicë të Koplikut, ku jetonte dikur familja, dhe fqinjët tregojnë se ata kanë vite që janë larguar prej aty.

Luan dhe Lulëzim Hasanaj së bashku me nënën e tyre po hetohen në Mal të Zi për vrasjen e një polici.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë gazetari i ABC News, Simon Shkreli ka biseduar me fqinjët e tyre në Kamicë dhe Koplik. Ata pak banorë që intervistoi ishin të rezervuar. Ndërsa banesa e tyre dukej se kishte kohë që ishte braktisur.

Familja Hasanaj ka vite që nuk jeton në Kamicë. Ata banorë që i mbajnë mend thonë se dikur kanë qenë njerëz të mirë.

Më pas vëllezërit Luan e Lulzim Hasanaj së bashku me nënën e tyre kanë jetuar në Koplik të Malësisë të Madhe.

Fqinjët në ketë qytet duken më indiferentë dhe pak flasin për raportin e tyre me familjen Hasanaj.

Luan e Lulzim Hasanaj së bashku me nënën e tyre janë ndaluar të dielën nga policia kufitare në afërsi të kufirit kroat ku mësohet se kanë deklaruar se janë nga Kosova dhe nuk kanë dokumente me vete.

Millutin Lekiq së bashku me kolegun e tij, pasi kanë kryer kontrollin rutinë, ndaj tyre, janë drejtuar tel komisariati i Hercegnovit, dhe Luani e ka qëlluar policin, me armë pistoletë në kokë.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” prej 72 orësh deri ne kryerjen e hetimeve paraprake dhe caktimin e masës së sigurisë nga Gjykata e Malit të Zi.

Luan e Lulzim Hasanaj janë të njohur edhe për policinë Shqiptare, ku me 5 maj të 2018 në fshatin Kamicë kanë plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin Ylli Berishaj.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar Lulzim Hasanajn me 5 vjet shërbim prove, ndërsa Luan Hasanaj e ka dënuar në mungesë me 5 vite heqje lirie, pasi ishte në arrati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!