Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet, PD një këmbë brenda/ Berisha nuk ka kandidat me siglën e PD: Mbështesim të pavarur

schedule15:55 - 4 Tetor, 2025

schedule 15:55 - 4 Tetor, 2025

TIRANË- Në zgjedhje hyjmë, kandidat nuk nxjerrim. Për herë të dytë në histori, Partia Demokratike vendos të lërë 500 mijë demokratë pa kandidat në zgjedhje lokale. Kryesia vendosi të mbështesë një kandidat të pavarur.

“PD do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera.”

Doktori përmendi ne mbledhje disa kandidatë demokratë, Edi Paloka, Adriana Kalaja apo djali i Fahri Balliut, por nuk e kishte seriozisht. Sytë janë nga Ermal Hasimja, por për doktorin ish-këshilltari i tij futet tek plani B, kurse plani A ka dy ditë afat.

“S’mund t’ju them këtu emër, ç’kuptim do të kishte, nuk kemi diskutuar emra, do vendoset kjo pasi te shohim kush do kandidojë si i pavarur. Ne presim dhe dy ditë, të shohim kush do të dalë kandidat i pavarur. Po s’doli? Atëherë një nga emrat që kanë propozuar aleatët për të pavarur.”

Berisha e pranon se PD ne zgjedhje do te regjistrohet sa për formalitet, sepse humbjen do e mbaje tjetri.

“Ne do te regjistrohemi dhe si parti, dhe si koalicion, për të mbështetur kandidatin e pavarur.”

Pra zgjedhje do të ketë, por të paktën nuk do të ketë farsë. Kësaj radhe, Berisha ka gjetur një taktikë të re, që e shet si risi, por thellë do të evitojë humbjen e radhës duke bërë sikur hyn në zgjedhje.

Në fakt ky është një gjysmë bojkoti, shume i ngjashëm me 2019, kur kandidate te pavarur kishte, por atëherë PD nuk i mbështeti

Dhe këtë i pari e ka kuptuar Bujar Leskaj.

Këtë të shtunë, drejtuesi politik i Vlores mblodhi Kryesinë në qytetin bregdetar për të propozuar 5 emra demokratesh potenciale si kandidate për Bashkinë, me më të favorizuarin ish kandidatin e djegur të listës së mbyllur të PD me 11 maj, Atird Hoxhën.

Vlora është pasuar nga Tepelena. Aty dega lokale është mbledhur për të propozuar tre emra demokratë si kandidatë për Bashkinë. Me favorit, kryetarin aktual Malo Sadikaj.

Një sinjal ky, se Berisha nuk mund të mbajë lehtë demokratët varur me kandidatë të pavarur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!