Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mesfushori kuqezi shërben dy pasime për gol në Superligë/ Rizesport u mund 2-5 në shtëpi nga skuadra e tij, Antalyaspor

schedule12:44 - 4 Tetor, 2025

schedule 12:44 - 4 Tetor, 2025

Në Çeki e tregoi veten dhe kjo ishte arsyeja që u ngjit në karrierë.

Qazim Laçi jo më kot është një nga titullarët e përhershëm të kombëtares shqiptare, dhe po shkëlqen edhe në Superligën e Turqisë.

Ylli kuqezi dha kontributet e tij të para për golat për Antaliasporin, në elitën e futbollit turk, duke qenë ndër më të mirët në fitoren 5-2 arritur në fushën e rivalit Rizespor.

Laçi shërbeu dy asiste në sfidën e javës së 7-të të Superligës së Turqisë, ndërsa ekipi nga Antalia arriti fitoren e tretë dhe ndodhet në mesin e tabelës me 10 pikë.

Mesfushori dibran dha pasimin për avantazhin 1-0 që në minutën e katërt, dhe pastaj për epërsinë 3-1 në nisje të pjesës së dytë, në 48’.

Këto ishin dy asistet e tij të para në kampionat, ku gjithsesi ka qenë protagonist i rëndësishëm, 100 për qind titullar dhe ka luajtur 90 për qind të minutave të mundshme.

Një moment shumë i mirë për Laçin ndërsa afrohet ndeshja ndaj Serbisë në Leskovac për eliminatoret e Kupës së Botës.

Duke u kthyer tek Antaliaspori, në suksesin 5-2 ndaj Rizesporit autor goli ishte edhe lojtari I Kosovës, Altin Zeqiri, që realizoi rrjetën e katërt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!