Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Prostitucioni 800 mijë euro fitime, konvertohen në kriptomonedha ’, Softa: Ja ‘njollat e kuqe’ në Tiranë, mbi 800 eskorta ofrojnë shërbime me pagesë

schedule23:52 - 3 Tetor, 2025

schedule 23:52 - 3 Tetor, 2025

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i ftuar në ‘Ora e Fundit’, komentoi operacionin policor i cili goditi një rrjet prostitucioni i cili ushtronte veprimtarinë në vendin tonë. Softa tha se vetëm në Tiranë mbi 800 vajza ofrojnë shërbime me pagesë si eskorta, ndërkohë që më shumë se 800 mijë euro gjenerohen çdo vit përmes këtij aktiviteti. Sipas Softës, paratë konvertohen në kriptomonedha si dhe kryesojnë kinezët në këtë veprimtari.

“Janë rrjete që lidhen me tutorë brenda dhe jashtë territorit. Format e komunikimit ishte se këto vajza i sillnin në territor, i mbanin në presion dhe i detyronin të prostiunin. Paratë i kthenin në kriptomonedha dhe operacioni i përbashkët mbi bazën e informacioneve çoi në arrestimin e këtyre personave. Kishin vënë dhe një njësi hoteli për akomodim, duke i droguar por duke gjetur dhe klientë. Mundësia për tu identifikuar është më pak e mundur sesa në qytete të vogla. Ata shfrytëzojnë agjensitë, të organizuar në rrjete ose grupet independente.

Linja Beograd-Tiranë-Podgoricë janë tre linjat e transportit të tyre duke lëvizur dhe duke mos rënë në sy, pasi hetimet kanë qenë mbi 8 muaj dhe kështu humbnin gjurmët.



Tirana ka disa njolla të kuqe që shtrihen afër strukturave. Mendohet se mund të jenë nga 800-1500 eskorta vetëm në Tiranë, ku rritet si numër në kohën e turizmit. Kulmi është fundi i qershorit deri në shtator. Zonat janë psh. Rruga Myslym Shyri, sheshi Wilson, zona rreth gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Dikur u kërkua që rrjetet e komunikimit online të mbylleshin, por nuk ndodhi. Kryesojnë kinezët, kryesisht nëpër pallate gjejnë katet e para dhe kanë grupet e strukturuara për monedhat. Shuma minimale që përfitojnë është 800 mijë euro të cilat transferohen në kriptomonedha.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!