Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

P.Diddy dënohet me 4 vite e 2 muaj burg/ SHBA, falja në sallën e gjyqit nuk e shpëton nga dënimi

schedule23:01 - 3 Tetor, 2025

schedule 23:01 - 3 Tetor, 2025

Sean “Diddy” Combs, një nga emrat më të njohur të industrisë muzikore, është dënuar të premten me 4 vite e 2 muaj burgim nga një gjykatë federale në Nju Jork, pas një procesi penal që ekspozoi aktivitetet e tij të paligjshme për organizimin e festave seksuale me drogë dhe dhunë, të cilat ai vetë i quante “freak-offs”.

55-vjeçari u shpall fajtor në muajin korrik për transportimin e personave nëpër SHBA, përfshirë të dashurat dhe punonjës të seksit meshkuj, për të marrë pjesë në akte seksuale që shpesh përfshinin substanca narkotike dhe dhunë.

Megjithëse Combs u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit të qenieve njerëzore dhe për përfshirje në organizatë kriminale, të cilat mund t’i kishin sjellë burgim të përjetshëm, dënimi i dhënë pritet ta largojë për një kohë të gjatë nga publiku dhe skena muzikore. Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 11 vitesh.

Para se gjykatësi të shpallte vendimin, Combs mori fjalën duke e cilësuar sjelljen e tij si “të neveritshme, të turpshme dhe të sëmurë”. Ai kërkoi falje ndaj të gjithë atyre që kishte lënduar fizikisht dhe psikologjikisht, si dhe ndaj fëmijëve të tij që ishin të pranishëm në sallë.
“Aktet e dhunës në familje janë një barrë që do ta mbaj gjithë jetën,” u shpreh ai.

Avokatët mbrojtës pretenduan se marrëdhëniet seksuale ishin konsensuale dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të Combs, duke theksuar se më shumë se një vit në paraburgim e kishte çuar drejt rehabilitimit dhe pendesës. Ata prezantuan në gjykatë një video 11-minutëshe që tregonte jetën familjare, karrierën dhe angazhimet bamirëse të Combs përpara arrestimit.

Kjo paraqitje e pazakontë u interpretua si pjesë e përpjekjeve të mbrojtjes për të ndikuar në gjykatë duke përdorur statusin e Combs si një figurë publike e pasur dhe me ndikim. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!