TIRANË- Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi se Policia e Shtetit do të ketë kompetenca të reja sa i takon kontrollit të territorit.
Ai ndal te sektori i ndërtimit, ku tha se do ketë bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të kontrollit të zhvillimit të territorit
“Një tjetër masë e marrë është që ankimimi administrativ dhe gjyqësor nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritete përgjegjës të zhvillimit të territorit.
Ko është një masë e rëndësishme, sepse këtu ka pasur spekulime dhe abuzime, siç ka pasur dhe shumë akte pranimi në heshtje, një sport shumë i shëmtuar i mosparaqitjes fare në gjyq të palës pushtet lokal, apo palës një agjenci qendrore në territor.
Kështu që nuk do të ketë asnjë pezullim të ekzekutimi të autoriteteve për zhvillimin e territorit.
Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të kontrollit të territorit do forcohet me instrument ligjor dhe u jepet mundësia autoriteteve përgjegjëse dhe pushteti vendor, që të ketë një ndërveprim të menjëhershëm me policinë e shtetit lidhur me këtë problematikë”, tha ai./abcnews.al

