TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi se muret rrethuese të pallateve dhe resorteve do të shemben nëse nuk janë zbatuar, sipas lejes zhvillimore.
Ai tha se ky fenomen do marrë goditjen e merituar, dhe shkelësit do mbajnë mbi supe faturën e abuzimit.
Muret rrethuese do duhet ti nënshtrohen modele tip, nuk mund të jetë Shqipëria evropiane, ku muret rrethuese janë tërësisht pa asnjë lloj sensi të zhvillimi të përbashkët urban të një laje, zone, rrugice apo një rruge.
Siç merret leje për nderimin, merret leje dhe për muret rrethuese.
Muret rrethuese pa leje do duhet ti nënshtrohen korrigjimit, pra, do duhet të adaptohen sipas modele tip që do ti vonë në dispozicion bashkitë.
Kudo ku janë ndërtuar në godina për qëllime fitime. Çdo mur rrethues i bërë nëpër resorte, pallate, godina për qëllime fitime do prishet, i bërë pa leje, kaptohet do shembet dhe për çdo mur duhet marrë leje. Kur keni shkuar me pushime në jug, besoj keni parë mure që kanë tendencë të gllabërojnë trotuaret”, tha Rama/abcnews.al


