Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kush ndërton më shumë do të mbjellë më shumë pemë”, Rama: Regjistrimi i lejeve të ndërtimit në Kadastër, shmang problematikat

schedule12:05 - 3 Tetor, 2025

schedule 12:05 - 3 Tetor, 2025

KRYEMINISTRIA- Qeveria ka paraqitur paketë masash ligjore për mbrojtjen e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, ndërsa prezantoi një sërë masash të rëndësishme, u shpreh se për ndërtuesit që shkelin ligjin por edhe për arkitektet do të një listë të zezë.

Gjithashtu nënvizoi se është e rëndësishme dhe se me masën e re në ligj,  është edhe detyrimi për të garantuar një numër pemësh në raport me sipërfaqen që do të ndërtohet.

“Me masën e re në ligj lidhet detyrimi për të garantuar një numër të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen që do të ndërtojë. Do të krijojmë fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit dhe subjektet do të sjellin pemët. Pemët do të ketë një katalog për pemët, parametrat e përcaktuar dhe subjektet do të dorëzojnë pemët. Kush ndërton më shumë do të mbjellë më shumë pemë. Po ashtu kemi marrë një tjetër masë dhe këto janë të gjitha në fuqi që të jemi të qartë. Po ashtu, janë të panumërt shembujt e familjeve që ankohen sepse blejnë apartament dhe për fqinj nuk kanë një familje tjetër , por kanë një furrë dhe dhoma e gjumit i bie mbi furrë ose kanë një zdrukthëtar, që nuk është fare i presupozuar të zhvillojë aktivitetin aty ku ka apartamente. Është e mundur të ketë aktivitete të caktuara, por padyshim duhen bërë me leje, dhe duhet të jenë pjesë e një kategorie të caktuar që nuk tronditin dhe shqetësojnë të gjithë të tjerët. Më tutje një masë me rëndësi është regjistrimi i lejeve të ndërtimit pranë agjencisë shtetërore të Kadastrës, kjo është një tjetër masë për të garantuar që kush blen apartamente apo dyqan është i sigurt që po blen një pronë të regjistruar. Noteri do të hynë në mes që të garantojë këtë proces”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!