Kanceri i gjirit është sëmundja që prek më së shumti gratë, por kohët e fundit, raste janë shënuar edhe te meshkujt.
Në studion e ABC së Mëngjesit, mjeku Adrian Gurma apeloi për ekzaminime periodike, më qëllim parandalimin e sëmundjes e cila nga viti në vit numëron rritje në numrin e pacientëve të prekut
“Kanceri i gjirit është sëmundja që prek më së shumti gratë, është sëmundja e parë. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Statistikat janë problematike, sepse është ulur pragu i prekjes, kemi prekje edhe në moshat e reja, fatmirësisht këto 2-3 vitet e fundit ky trend ka vajtur në rënie.
Është rritur ndërgjegjësimi që vajzat dhe gratë kanë për pjesën e ekzaminimeve dhe parandalimit të kancerit të gjirit. Realisht vetëm vitin e fundit në Shqipëri janë rreth 810 raste, por ajo që është për tu theksuar, nuk preken vetëm gratë por edhe meshkujt. Ka një numër minimal, të prekjes nga kanceri i gjirit te meshkujt.
Është më pak agresiv se te gratë. Është momenti për të bërë thirrje që ekzaminimet edhe kontrollet të jenë periodike mos jenë vetëm në muajin tetor.
Kjo duhet të jetë gjatë gjithë vitit. Ka disa procedura që ndihmojnë në diagnostikimin e kancerit të gjirit. Vetëkontrolli është shumë i rëndësishëm, është ajo që ne mjekët themi kontrolli periodik autodidakt” thotë mjeku./abcnews.al

