Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga përgjegjësia ligjore e arkitektit te certifikata e përdorimit dhe hipoteka/ Rama prezanton masat për kontrollin e ndërtimit

schedule11:46 - 3 Tetor, 2025

schedule 11:46 - 3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin e ndërtimtarisë së paligjshme.

“Duke nisur nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve përmes përfshirjes me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve. Për shkak se janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime dhe nuk janë subjekt I ligjit, kemi deformime të projektit. Duke e ngarkuar me përgjegjësi, bëhet e pamundur që cfarëdo lloj presioni të funksionojë mbi arkitektin.

Një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla për institucione para fillimit të projektit, që procesi të jetë I gjurmueshëm

Përcaktimi I fazave të kontrollit, kotroll në kohë të projekteve të miratuara. Është një aspekt që ka caluar shumë deri sot

Forcim i mekanizmave të kontrollit, duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli

Detyrimi për dhënien e certifikatës së përdorimit nga autoriteti përgjegjës, vetëm pas konfirmimit të aktit të kontrollit nga njësia vendore.

Kemi shtuar edhe detyrimin që uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Arsyeja pse mbeten njerëzit pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit. Mbikëqyrja nga ana e bashkive është provuar të jetë e dobët gjë që kthen në viktimë atë që është i zoti i investimit, qytetarin

Nuk do lejohet më që në godinat pa certifikatë të futen njerëzit në apartamente pa u përfunduar sic duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekë.

E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë, nga arkitekti te agjencia e zhvillimit të territorit apo bashkitë si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe ujë. Ky bllok hyn për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimit.”- u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!