Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Presidenti mori kompetencat e gjykatës”/ Veliaj, Qori: Kushtetuesja të dalë me vendim një orë e më parë

schedule20:19 - 2 Tetor, 2025

schedule 20:19 - 2 Tetor, 2025

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi zhvillim et e fundit politike lidhur me shkarkimin e Erion Veliajt nga Bashkia e Tiranës dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme në gjashtë bashki, më 9 nëntor.

Qori theksoi se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka të drejtë të ankimojë dhe se askush nuk mund t’ia mohojë këtë të drejtë. Sipas tij, ndërhyrja e Presidentit në këtë proces krijon një ngërç institucional, duke marrë, siç u shpreh ai, kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkoi që Gjykata Kushtetuese të reagojë me urgjencë për ankesat në pritje, për të shmangur një situatë të pasigurt ligjore në prag të një procesi zgjedhor.

“Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë dhe nuk ia ndalon dot askush. Më duket sikur Presidenti ka marrë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, dhe e gjithë kjo na fut në një qorrsokak. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet një orë edhe më parë për ankesën e fundit, pastaj le të trajtojë në themel për aq kohë sa i duhet. Sepse ne rrezikojmë të hymë në një proces zgjedhor, kur Gjykata Kushtetuese mund të dalë me një vendim që të anulojë zgjedhjet në minutën e fundit. Në momentin që e ndan Gjykata Kushtetuese debati bëhet filozofik. Gjykata Kushtetuese i jep udhë kësaj pune. Gjykata Kushtetuese ka për të marrë dy vendime urgjent, një të dekretit të Presidentit dhe dy të shkarkimit të Veliajt”, tha Arlind Qori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!