Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron në mbrojtje të flotiljes “Global Sumud”, dënon veprimet e Izraelit

schedule19:24 - 2 Tetor, 2025

schedule 19:24 - 2 Tetor, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë një apel të qartë për respektimin e të drejtës ndërkombëtare, duke reaguar mbi situatën e “Global Sumud Flotilla”.

“Do të jemi jashtëzakonisht të qartë: asgjë nuk mund të justifikojë ndonjë operacion që nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Po i kushtojmë vëmendje maksimale. Kërkojmë që bashkëkombësit tanë, të cilët kanë marrë këtë vendim, një vendim për angazhim, të mbrohen. Po monitorojmë situatën ndërsa ajo zhvillohet dhe do të ndërmarrim masat e duhura”, deklaroi Macron gjatë konferencës për shtyp pas samitit të Bashkësisë Politike Evropiane.

Ai shtoi se Franca po bashkëpunon ngushtë me partnerët evropianë, veçanërisht Italinë dhe Spanjën, për të siguruar që të gjitha rregullat të respektohen dhe bashkëkombësit e saj të mbrohen siç duhet.



Deklarata e presidentit francez vjen në një moment kur komuniteti ndërkombëtar ndjek me vëmendje zhvillimet e flotiljes “Global Sumud”, dhe thekson përkushtimin e Francës ndaj ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtjes së qytetarëve të saj jashtë vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!