Mbrojnë Veliajn, bëhen gati për fushatë, por kandidat nuk kanë akoma. Pasditen e së premtes, për herë të parë PD do të mbledhë Kryesinë, deputetët dhe krerët e degëve të Tiranës për të filluar organizimet për zgjedhjet e parakohshme lokale te 9 nentorit.
PD duke se po i nënshtrohet presionit të aleatëve, për të shkuar drejt një kandidati konsensual jo politik.
Por jo për frymë, thjesht për matematikë.
Pasqyra më e mirë e zgjedhjeve të 9 nëntorit, është 11 maji. PD mori 110 mijë vota, PS 166 mijë vota. Të dyja u rritën në krahasim me vitin 2023. PD mori 10 mijë vota më shumë se Këlliçi, kurse PS 8 mijë vota më shumë se Veliaj. Por PS ruajti diferencën e thellë të fitores.
Në mes janë 64 mijë vota të cilët nuk i mori as PS dhe as PD, por parti të tjera. Një diferencë kjo më e madhe se vetë diferenca PS-PD.
Por si ndahen këto vota?
Pa filluar zgjedhjet, PD humbi direkt shansin për të marrë 22 mijë vota të majta. Sepse 10 e pak mijë i përkasin Lëvizjes “Bashkë” të Arlind Qorit, e cila do të dalë me kandidat më vete. Kurse 11 mijë e pak të tjera janë të Tom Doshit, që më shumë gjasa nuk shkojnë te PD.
Berisha po negocion për 31 mijë votat të djathta të Lapajt, Shabanit dhe Shehajt. Ndërsa për të mos harruar janë edhe 10 500 vota e Koalicionit Euroatlantik dhe Djathtas për Zhvillim, apo partive të tjera opozitare. Por gjithë këto kanë një kusht, kandidatin.
Pra, me një kandidat konsensual doktori do të shkonte në kuotën e 152 mijë votave. Një rritje me 42 mijë vota, e pamjaftueshme PS, por e perballueshme si humbje, për shkak të imazhit të bashkimit.
PS me votat e PSD do të shkonte në 177 mijë vota, me kushtin që Tom Doshi të hiqte mërzinë me qeverinë qendrore dhe të harronte bashkëpunimin e dikurshëm me Veliajn.
Por çdo llogari, rrëzohet nga parashikimi i doktorit./abcnews.al

