Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Procedohet 55-vjeçari në Kukës, tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 50 mijë euro të padeklaruara

schedule09:52 - 2 Tetor, 2025

schedule 09:52 - 2 Tetor, 2025

Kukës- Një 55-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro pa i deklaruar. Shuma e parave është sekuestruar.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasi 55 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!