Brenda javës së dytë të tetorit një nga kompanitë më të mira për mirëmbajtjen e avionëve vjen në Shqipëri për të rekrutuar punonjësit e parë.
Zëvendëskryeministrja njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tregoi detaje rreth industrisë që do të nisë të funksionojë për herë të parë në vendin tonë.
“10 tetor një nga kompanitë më të mira për mirëmbajtjen e avionëve do të vijë në Shqipëri për të nisur intervistat e para dhe për të rekrutuar 40 punonjësit e parë, që hynë në një industri të re, industria e mirëmbajtjes se avionëve, se kemi pasur deri sot. Kompani italiane ekselence që ka hyrë në marrëveshje me aeroportin e Vlorës për të ngritur atje hangarët e parë dhe për të punësuar vetëm punonjës shqiptar”, ka thënë Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmin e dha në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Rektorin e Universitetit Politeknik për aftësimin profesional të studentëve përmes praktikave të paguara të punës
“Praktikë e paguar për 10 praktikante me kohë të plote, faza e parë, faza e dytë me 15 të tjerë, në varësi të ecurisë do të jemi në kontakt me BB për ta shtyrë në kohë. Do i atashohen ARRSH në sektorë të ndryshëm. 6 muaj praktika për te diplomuarit, 3 muaj për ata që janë në vitin e fundit. Të detyruar që një herë në javë do të shkoni ne kantiere…”, ka thënë Balluku.
Sipas kryeministrit Edi Rama një numër i konsiderueshëm studentësh shfrytëzojnë praktika të tilla pune ndërsa ndërkombëtarizimi I universiteteve ka filluar të japë rezultatet e para.
“Duam të mbështesim çdo përpjekje të hapur ndaj botës, e tu krijojmë mundësi studentëve të marrin këtu sikur të ishin jashtë. Ne nuk do te mjaftohemi me kaq, përtej kësaj është po kaq e domosdoshme te mbështesim universitetin për tu fuqizuar me laboratorët e nevojshëm në mënyrë që ndryshimi epokal që po ndodh ta përfshijë fuqimisht dhe universitetin”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama nxiti pedagogët dhe studentët të përfshihen në projekte të inteligjencës artificiale.
“Ne çdo universitet në të krijojmë sa më parë hapësira për ti dhënë mundësi studenteve të investojnë dijen dhe kuriozitetin për inteligjencën artificiale. Ka pak rëndësi në cilën pike të globit ndodhesh dhe në cilin rresht te klasifikimit ndodhet vendi ku jeton pasi përmes inteligjencës bëhen kapërcime epokale qe do ishin te pamundura pavarësisht talenteve, ambicieve, vullnetit”, është shprehur Rama.
Kryeministri Rama tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm do të këtë një zë të veçantë që do të mbështesë nismat në këtë drejtim.

