Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ismajli humb Serbinë /Konfirmohet ndalesa e gjatë për mbrojtësin e Kombëtares

schedule12:37 - 1 Tetor, 2025

schedule 12:37 - 1 Tetor, 2025

Lajmet e këqia janë konfirmuar përgjysmë.

Ardian Ismajli thuajse me 100 për qind të shanseve nuk do të luajë ndaj Serbisë, ndërsa Julian Shehu pritet që të jetë.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare kaloi analizat mjekësore pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e Serisë A mes Parmës e Torinos, dhe sipas mediave italiane do të mungojë për disa ndeshje, dhe për një kohë relativisht të gjatë.

“Tutosport” dhe “Sportmediaset” raportojnë se Ismajli ka dëmtim muskulor në këmbë dhe se pritet të qendrojë jashtë fushave të paktën për një muaj.

Kjo do të thotë se është thuajse e pamundur që të riaftësohet në kohë për sfidën ë Botërori kundër serbëve në Leskovac, e cila do të jetë pas vetëm 10 ditëve.

Gjithsesi, ekziston një shpresë sado e vogël sepse Ismajli do t’i nënshtrohet vizitave të tjera mjekësore në orët dhe ditët në vazhdim.

Kombëtarja nuk do të ketë as qendërmbrojtësin Marash Kumbulla të dëmtuar në Spanjë pak ditë më parë, ndërsa Julian Shehu u zëvendësua të shtunën në kampionatin e Polonisë vetëm për shkak sigurie, ndërsa ndjeu shqetësime fizike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!