Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komuniteti Politik Europian/ Kopenhagen, Rama iu bashkohet 47 liderëve nga Europa

schedule11:03 - 1 Tetor, 2025

schedule 11:03 - 1 Tetor, 2025

Edi Rama do t’i bashkohet 47 liderve europianë, në samitin e shtatë të Komunitetit Politike europian, që do të mbahet të enjten në Kopenhagen.

Samiti do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.

Seanca plenare do të pasohet nga disa tryeza të rrumbullakëta ku do të diskutohen aspekte të ndryshme të situatës së sigurisë në Evropë, që përfshijnë kërcënimet hibride, sigurinë ekonomike, migracionin etj.

Bashkimi Europian do të përfaqësohet nga Antonio Costa, presidenti i Këshillit Europian, i cili bashkë me kryeministren e Danimarkës, do të drejtojnë takimin ku marrin pjesë lider nga Ballkanit dhe Europa.

Tirana ishte mikpritësja e samitit të kaluar, ku me 16 maj, kryeqyteti shqiptar i kthye në kryeqendren e Europës.

Qëllimi i kësaj nisme, të iniciuar nga presidenti francez Emanuel Macron është të të garantojë dhe stabilitetin në kontinentin e vjetër ndaj liderët janë kujdesur të theksojnë se komuniteti politik europian nuk zëvendëson procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, por është një instrument që e përshpejton procesin e integrimit dhe bashkëpunimit të vendeve jo anëtare të BE-së./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!