Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokohet “Lamborghini Urus” në Tiranë, procedohet 34-vjeçari, e regjistroi në emër të një kompanie

schedule10:19 - 1 Tetor, 2025

schedule 10:19 - 1 Tetor, 2025

SHQIPËRI- Në Tiranë, Policia sekuestroi një “Lamborghini Urus”, i cili drejtohej nga një  34-vjeçar me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.

Ndërkaq, për këtë rast kanë nisur hetimet edhe për pronarin e kompanisë. Po ashtu vijojnë hetimet për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të të riut, i cili u ndalua duke drejtuar automjetin e shtrenjtë.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!