Ngjarja në Përmet me të miturën shoqërohet me pezullime në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra pas skandalit seksual, që u regjistrua me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me 16-vjeçaren minorene.
Mësohet se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.
Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.
Për rastin në fjalë Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit Burg pa afat për Pajtim Baken, kolegun e Dhurim Çenkos dhe shpallur në kërkim policin tjetër të Komisariatit të Tepelenës Artur Ago.

