Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ka folur hapur mbi nevojën për reformim të thellë brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se partia nuk ka nevojë për një zgjidhje afatshkurtër, por për një “ndërhyrje afatgjatë” dhe “operacion të plotë”.
Ai tha se është i gatshëm të japë kontributin e tij aty ku e sheh realisht nevojën, duke theksuar se Tirana mund të fitohet, por se PD nuk duhet të mbështetet vetëm te një figurë. Sipas tij kandidati i opozitës duhet të jetë i ndershëm dhe i pastër nga çdo lidhje me drejtësinë, duke e kontrastuar këtë me figurat që, sipas tij, ndodhen “që tani në SPAK”.
“PD ka shumë më tepër se sa një kurë afatshkurtër, ka nevojë për më shumë, për një ndërhyrje afatgjatë, ka nevojë për një operacion. Unë do të jam kontributin tim, por e kam kuptuar shumë qartë se ku është nevoja. E kam shumë të qartë se ku do të ndërhy. Mund t’iu gjej 1 mijë argumente se përse mund të fitohet Tirana. Po pse vetëm një Ilir ka Tirana, vetëm një Ilir ka PD. Figura nga ana tjetër dihet se ku është, është që tani në SPAK. Duhet të jemi shumë të qartë që kandidati duhet të jetë i ndershëm, por duhet të jetë edhe administrimi i zgjedhjeve. Kandidati jonë do jetë më i mirë se PS, se nuk do jetë nga SPAK-u, as si person në dijeni”, tha Ilir Alimehmeti./abcnews.al

