Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet brenda nëntorit? Qeveria çon në Presidencë shkresën për vakancat

schedule11:48 - 30 Shtator, 2025

schedule 11:48 - 30 Shtator, 2025

Gjashtë bashki të vendit do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme në nëntor.  Pesë ditë nga shkarkimi i Erjon Veliajt, qeveria dërgoi në presidencë vakancën e krijuar në Bashkinë e Tiranës. Në shkresën që mban firmën e sekretarit të përgjithshm, Engjell Agaci thuhet se pa kryetar kanë mbetur edhe bashkitë e Vlorës, Cërrikut, Beratit, Matit dhe Tepelenës.

Tashme që shkresa është në tryezën e presidentit Bajram Begaj, Kreu i Shtetit ka 48 orë kohë për të shpallur datën e zgjedhjeve të parakohshme për keto bashki. Afat të cilin thotë se do e respektojë në conform kushtetutës.

Në momentin që unë vihem në dijeni për vakancat e pushtetit local, për zgjedhje të jashtëzakonshme, do të shpall zgjedhjet Brenda detyrimit kushtetues Brenda 48 orëve, dhe afatit 30-45 ditë.

Ligji parashikon se zgjedhjet e pjesshme mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit, që në këtë rast është 30 shtatori. Çka nënkupton që datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në këto 6 bashki janë të dielat e para të nëntorit, 2 ose 9 nëntor.

Që prej muajit shkurt, Tirana drejtohet me kryetar të komanduar ndërsa në asamblenë socialiste, kryeministri Rama theksoi nevojën që kryeqyteti të drejtohet nga një kryetar I zgjedhur duke njoftuar Ogerta Manastirliun si kandidate. Ndërsa bashkitë e Matit, Tepelenës dhe Beratit do të shkojnë zgjedhje pasi kryetaret e tyre morën mandatin e deputetit. Vlora mbeti pa kryetar pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, ndërsa Cerriku pasi Andis Salla u emerua ministër i Bujqësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!