Në ABC News u publikuan të dhënat e sondazhit të përjavshëm me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre.
Janë 1187 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%.
Pyetjes se a mendoni se Rama ka bërë mirë që ka emëruar në poste të larta shtetërore politikanë opozitarë si Silva Caka, 43.4 përqind u përgjigjën po, 43.1 përqind u përgjigjën jo dhe 13.5 përqind janë të dyzuar./abcnews.al

