Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti po humbet fuqinë”, Paskal Milo bën parashikimin: Do ketë zgjedhje parlamentare në Kosovë

schedule21:12 - 29 Shtator, 2025

schedule 21:12 - 29 Shtator, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, paneli i të ftuarve diskutuan mbi ndikimin në rënie të Albin Kurtit në skenën politike, si në Kosovë ashtu edhe në rajon. Analisti Skënder Minxhozi, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe analisti Baton Haxhiu ndanë mendimet e tyre mbi gabimet strategjike të Kurtit, përplasjet me liderë të tjerë politikë si dhe ndikimin e tij në zhvillimet e fundit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre, forca politike e Vetëvendosjes dhe vetë lideri i saj po përballen me një krizë serioze, ndërsa në horizont shihen zgjedhje të reja dhe një rikonfigurim i mundshëm politik në rajon.

Skënder Minxhozi: Kurti futi Vetëvendosjen në zgjedhjet shqiptare dhe e mori përgjigjen. Mori të mirëqene sikur faktin që kishte në Kosovë do e kishte edhe në Shqipëri. Kjo krijoi edhe përçarjen me Ramën. Impakti i Kurtit ka rënë dukshëm, me gjithë ndërhyrjen që ai tentoi të bënte në Maqedoni. Gjithë kjo forcë politike, pse nuk mundi që të bëjë një qeveri?! Nuk e do.

Paskal Milo: Unë besoj se muajt që kemi në vijim do të shënojnë një rënie të fuqisë së Kurtit si parti. Do të vijnë pas zgjedhjeve vendore, po shkohet pas zgjedhjeve parlamentare. Nuk besoj se do të ketë një zgjidhje tjetër. Nesër përfundon afati i Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se do të shkohet tek zgjedhjet e presidentit dhe zgjedhjet parlamentare.

Baton Haxhiu: Kemi një njeri që është i sanksionuar individualisht. Nuk është problemi i institucioneve, por i vetë Kurtit. Është çështje e votuesve ata që vendosin. Duhet të pranojmë që në Kosovë kemi një prezencë serioze të islamizmit dhe është e frikshme dhe serioze. Albin Kurti është momentalisht jo përfaqësues i islamizmit, por mendon se është koka kundër të majtës së Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!