Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raportimi i institucioneve të pavarura/ Debate në Konferencën e kryetarëve të grupeve, pritet seanca e Kuvendit

schedule12:24 - 29 Shtator, 2025

schedule 12:24 - 29 Shtator, 2025

Në orën 13.00 mblidhet seanca plenare e parlamentit, në të cilën pritet t’i hapet rrugë punës së 11 komisioneve parlamentare.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit është mbledhur konferenca e kryetarëve për të miratuar axhendën e punimeve.

Gazetarja Greta Bullari tha se ka pasur një debat në Konferencën e Kryetarëve të grupeve, pasi opozita ka kundërshtuar që institucione si SPAK të raportojnë edhe në komisionin e ligjit apo edhe në komisionin për mbikëqyrjen e institucioneve të pavarura, por sipas tyre të jetë i përbashkët.



Sipas opozitë do të mjaftonte seanca plenare. Ndërkohë mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!