TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh se Shqipëria po punon me plane konkrete dhe po investon në teknologji. Sipas tij, investimi në këtë fushë nuk është më çështje luksi, por një domosdoshmëri e përditshme.
Ai u shpreh se brenda dekadës tjetër çdo i ri shqiptar që aspiron që studiojë teknologjitë e së ardhmes do mund ta bëjë këtu, në Shqipëri.
“Çdo program i madh inovacioni, çdo terren shkencor, çdo projekt infrastrukture të ketë standarde dhe llogaridhënie.
Nuk ka dyshim nanoshkenca dhe nanoteknologjia, janë shkenca kampione të shekullit 21 dhe ne duhet të harmonizojmë arsimin e lartë me strategjinë tonë për inovacione, nga klasat, laboratorët te start up. Kjo nuk është një luks, por kjo është nevojë e së tashmes, brenda dekadës tjetër çdo i ri shqiptar që aspiron që studiojë teknologjitë e së ardhmes të mund ta bëjë këtu, në shtëpi.
Ne po kërkojmë partneritet me universitete evropiane. Është një punë që ka nisur dhe ne po shohim rezultatet e para. Shqipëria është e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm, në llogaridhënie dhe mundësi për të rinjtë tanë dhe nuk ka aspak dyshim.
Ky është një vend shumë i hapur, shumë miqësore, ku fjala mirë se erdhët, është në përputhje të përkryer me atë se çfarë mund të presësh”, tha ai./abcnews.al

