Me mijëra deklarata të rreme, sidomos për skandalin e “Ucrainagate” dhe procedurat për shkarkimin e tij. Washington Post shkruan se deklaratat e rreme të Kreut të Shtëpisë së Bardhë Tramp, janë dyfishuar këtë vit.
Që nga momenti i parë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Tramp ka bërë 15.413 deklarata të rreme.
Fakti pohohet nga Washington Post, sipas të cilit numri i këtyre deklaratave është rritur shumë shpejt këtë vit, sidomos për sa i përket çështjes së ‘Ukrainagate’ dhe procedurave për shkarkimine tij.
Në vitin 2017 Tramp ka bërë 1.999 deklarata të rreme, ndërsa në vitin 2018 kanë qenë 5.689, për një total prej 7.688. dhe ky numër shtë dyfishuar vitin e fundit.
Deklarata më e përsëritur e Tramp – plot 242 herë – është se gjendja e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më e mira në historinë e vendit.
Edhe pse Tramp ka të drejtë kur thotë se ekonomia amerikane është në një situatë të mirë, Uashingotn Post raporton se ai nuk ka bërë një punë më të mirë se ish presidentët Ajzenaauër, Lindon Xhonson, Bill Klinton dhe UIises Grent./abcnews.al