Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kina hap urën më të lartë në botë

schedule20:16 - 28 Shtator, 2025

schedule 20:16 - 28 Shtator, 2025

Ura më e lartë në botë është hapur për qarkullim në provincën jugperëndimore kineze të Guizhout duke shkurtuar kohën e udhëtimit përmes kanionit malor “Huajiang”  nga rreth dy orë në vetëm disa minuta, raportuan sot mediet shtetërore.

Ura e madhe e kanionit “Huajiang” ngrihet 625 metra mbi shtratin e lumit, pothuajse sa lartësia e “Kullës së Shangait (632 metra), rrokaqiellit më të lartë në Kinë, sipas agjencisë zyrtare “Xinhua”.

Kjo urë ka një gjatësi prej 1,420 metrash.

Ndërtimi zgjati tre vjet dhe kushtoi mbi 2 miliardë juanë (rreth 280 milionë dollarë), sipas medieve shtetërore kineze.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!