Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump “ndryshon” botërorin/ Presidenti amerikan mund të zhvendosë sfidat nga qytetet “e pasigurt’”

schedule19:20 - 26 Shtator, 2025

schedule 19:20 - 26 Shtator, 2025

Një çështje krejtësisht politike dhe me asnjë lidhje me futbollin, por që do të ndikonte drejtpërdrejt në “Botërorin 2026”. Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se do të spostojë ndeshjet e turneut nga disa qytetet, që ai mendon se nuk janë të sigurt.

11 qytete amerikanë janë zgjedhur për të organizuar sfidat e finaleve të Kupës së Botës, që gjithashtu do të luhen në Meksikë dhe Kanada.

SHBA ka në kalendar 78 ndeshje nga 104 të tilla, përfshirë edhe finalen e madhe.

“Nëse ndonjë qytet do të jetë i rrezikshëm për Botërorin, apo për Olimpiadën, por në veçanti për Botërorin, sepse do të luhet në shumë qytete, atëherë ne nuk do ta lejojmë të luhet aty. Ne do ta spostojmë pak”, tha Trump.

Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, New York, Philadelphia, San Francisco dhe Seattle janë 11 qytetet që do tëp resin ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA. Por spostimi i sfidave nga secili prej tyre do të sillte probleme të mëdha nga ana logjistike për FIFA, e cila punon prej fitesh mbi një program të saktë.

Po ashtu, për t’u kuptuar mbetet nëse me të vërtetë Donald Trump mund të bëjë një lëvizje të tillë, që më shumë me futbollin lidhet me politikën e brendshme amerikane. Gjithsesi, dihet tashmë që ai ndërtuar së fundmi një raport të shkëlqyer me presidentin e FIFA, Giani Infantino, ndërsa zyra e komitetit organizativ të “Kupës së Botës 2026”, që nga vera është vendosur në “Trump Toëer” në New York.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!