Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hakmarrje për vrasjen e të vëllait/ Ekzekutimi i Klevis Lleshit u porosit nga Aurel Hoxha

schedule09:56 - 26 Shtator, 2025

schedule 09:56 - 26 Shtator, 2025

SPAK ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.

Vrasja u porosit nga Aurel Hoxha, dyshohet për hakmarrje, për vrasjen e të vëllait Agim Hoxha në vitin 2012.

“Aurel Hoxha është skeduar nga policia për trafik të lëndëve narkotike, por nuk është dënuar. Në komunikimin në SKY janë zbuluar lidhje me disa persona të tjerë, që i ka porositur për rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit”, raportoi ndër të tjera gazetari Ervin Leka.

Agim Hoxha, vëllai i Aurel Hoxhës, u ekzekutua nga Arben Lleshi dhe vëllai i tij ne Britaninë e Madhe dhe më pas u dogj trupi. Arben Lleshi u vra ne burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj.

Klevis Lleshi dhe Arben Lleshi janë kusherinj të parë. Ngjarja është  zbardhur nga komunikimet në aplikacionin SKY./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!