Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vrasja e Klevis Lleshit, operacion i RENEA në Tiranë. Kontrolle në një subjekt

schedule09:39 - 26 Shtator, 2025

schedule 09:39 - 26 Shtator, 2025

SPAK ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, janë zhvilluar kontrolle në disa zona, ndërsa janë lëshuar katër urdhër-arreste në kuadër të hetimeve.

Në Tiranë, FNSH ka kryer kontrolle në një subjekt të ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Zhdukja e Klevis Lleshit u denoncua nga nëna e tij në gusht të 2020 dhe në dhjetor të po atij viti u zbuluan eshtrat e një personi nga banorë të zonës. Grupi hetimor kreu ADN e mbetjeve kockore të gjetura, për të identifikuar se kujt i përkisnin ato.

Më herët nëna e tij deklaronte se i biri mund të ishte rrëmbyer dhe vrarë nga hasmit, pasi në vitin 2013, Klevisit i ëshë vrarë babai, Xhavit lleshi e më pas xhaxhai, Hajredin Lleshi. Ajo ka deklaruar se prej afro 10 vitesh kanë hasmëri me familjen Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!