Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Osmani: Integrimi i Kosovës, prioriteti ynë/ Presidentja takon Kallas, kërkon edhe heqjen e sanksioneve

schedule16:53 - 25 Shtator, 2025

schedule 16:53 - 25 Shtator, 2025

Zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon kanë qenë në fokus të takimit mes presidentes Osmani dhe përfaqësueses se Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës u takua me Kallasin në Nju Jork në kuadër të punimeve të përvitshme të asamblesë së përgjithshme të OKB.



BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ndërsa mbajtjen e tyre ne fuqi e arsyetoj faktin se Kosova nuk po bënte mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Kallas tha në maj në vizitën e saj të parë në Kosovë si shefe e diplomacisë së bllokut evropian se kishte filluar heqja graduale e masave, kryesisht ato qe kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Kosova ka synim anëtarësimin në BE, por ajo vijon të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Kërkesa e saj për anëtarësim, e bërë në dhjetor 2022, nuk është shqyrtuar ende.

Tashme mbi Kosovën Rendon edhe pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-te, qe u be I ditur ne 12 shtator të këtij viti për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

Në tërësinë e këtyre zhvillimeve, Prishtina nuk ka ende asnjë përparim për formimin e qeverisë së re.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!