Në mbledhjen e qeverisë, këtë të enjte, përveç shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë emëruar edhe disa zëvendësministra.
ABC News mëson se Edona Bilali është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë është caktuar Eugena Tomini.
Ndërkaq, Silva Caka, ish deputete e PL, është emëruar zëvendësministre e Punëve të Brendshme./abcnews.al

