Roma ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Europa League. Skuadra italiane fitoi sfidën e parë të fazës së ligfës, duke kaluar 2-1 transfertën kundër Nice. Golat e romanëve erdhën nga mbrojtja. Në vetëm tre minuta në nisje të pjesës së dytë, në fillim Ndicka dhe më pas Mancini gjetën rrugën e rrjetës për të vulosur suksesin e Romës.
Për vendasit, vetë për statistikë vlen realizimi i Moffi në minutën e 77-të. Fitorja e dytë në transfertë u shënua nga Ludogorets.
Kampionët bullgarë mundën 2-1 Malmo, ndërsa ky mund të quhet edhe rezultati surprizë i mbrëmjes së parë në Europa League. Stanic me penallti dhe Bajl vendosën epërsinë e miqve në pjesën e parë.
Pas pushimit, Malmo vetëm sa zbuti humbjen me Johnsen. Dy skuadra të tjerë kaluan me sukses sfidat në fushat e tyre.
Portugezët e Braga mundën 1-0 një rival të fortë si Feyenoord, falë golit të Navarro në minutën e 79-të.
Ndërkohë, Freiburg kaloi 2-1 Bazel. Esterhage vendosi fatin e pjesës së parë me epërsinë e vendasve.
Egestein dyfishoi shifrat e formacionit gjerman pas pushimit, ndërsa në minutat e fundit Otele shënoi golin e nderit për zvicerianët e Basel. Nuk kishte fitues në dy prej sfidave më të forta në mbrëmjes.
Në Beograd, Crvena Zvezda u ndal 1-1 nga Celtic Glasgow. Ihenacho kaloi skocezët në epërsi në minutën e 55-të, ndërsa Arnautovic shpëtoi vendasit me realizimin e tij vetëm dhjetë minuta më pas.
Në barazim 2-2 u mbyll përballja tjetër mes Betis dhe Nottigham Forest. Bakambu ndezi festën e spanjollëve, por në pjesën e parë Igor Hezus përmbysi shifrat për miqtë.
Vetëm pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Antoni barazoi sërish rezultatin për të vulosur fatin e kësaj sfide.

