Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Disa ditë para zgjedhjeve vendimtare/ Ekstradohet oligarku nga Moldavia, Vladimir Plahotniuc

schedule11:35 - 25 Shtator, 2025

schedule 11:35 - 25 Shtator, 2025

Oligarku nga Moldavia, Vladimir Plahotniuc, është ekstraduar në Kishinjev për t’u përballur me akuza të kamotshme penale, duke e tronditur vendin vetëm disa ditë para një zgjedhjeje të përgjithshme të tensionuar, të cilat tashmë janë trazuar nga dyshimet për ndërhyrje nga Rusia.

Plahotniuc, i cili është përfshirë në një rast mashtrimi bankar para një dekade, i njohur si “vjedhja e shekullit”, arriti në kryeqytetin moldavian më 25 shtator pas ekstradimit nga Greqia, ku ishte mbajtur që nga korriku.

Plahotniuc është i dyshuari kryesor në një hetim të gjatë për zhdukjen e rreth 1 miliard dollarëve nga bankat në këtë republikë të vogël dhe të varfër ish-sovjetike në vitin 2014.



Shuma, e quajtur “vjedhja e shekullit”, vlerësohej se përbënte rreth 12 për qind të produktit të brendshëm bruto të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!