Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka deklaruar në një intervistë për BBC-në se sulmet ajrore të SHBA-ve ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në derin e Karaibeve janë një “akt tiranie”. Ai gjithashtu kërkoi që nëse hetimet zbulojnë se kolumbianë janë vrarë në këto sulme, të nisën procedime penale ndaj zyrtarëve amerikanë.
Presidenti Donald Trump i ka përshkruar këto sulme, që sipas raporteve kanë vrarë 17 persona që kur filluan këtë muaj, si të nevojshme për të ndaluar futjen e fentanylit dhe narkotikëve të tjerë ilegalë në SHBA.
Megjithatë, ekspertë ligjorë dhe ligjvënës kanë ngritur pyetje nëse këto sulme shkelin ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.


