Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sërish alarm në Danimarkë, dronë misteriozë mbi aeroportin e Aalborgut

schedule09:09 - 25 Shtator, 2025

schedule 09:09 - 25 Shtator, 2025

Aeroporti i Aalborgut në Danimarkë u mbyll përkohësisht pas shfaqjes së dronëve në hapësirën ajrore, vetëm dy ditë pas  alarmit në aeroportin kryesor të vendit në Kopenhagen.

Policia daneze tha se dronët e Aalborgut kishin një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në Kopenhagen për katër orë të hënën, 22 shtator. Incidenti ndikoi edhe në forcat e armatosura, pasi aeroporti i Aalborgut përdoret si bazë ushtarake.

Autoritetet daneze kishin paralajmëruar më parë se ngjarja në Kopenhagen ishte sulmi më serioz ndaj infrastrukturës kritike të vendit dhe e lidhën atë me një seri dyshimesh për ndërhyrje me dronë rusë dhe përplasje të tjera nëpër Evropë.



Ngjarje të ngjashme ndodhën edhe në Oslo të Norvegjisë, ku hapësira ajrore u mbyll për tre orë pas shfaqjes së një droni të hënën në mbrëmje.

Autoritetet raportojnë se disa dronë janë parë pranë aeroportit të Aalborgut, rreth orës 21:44 lokale të mërkurën, 24 shtator.

“Është herët për të thënë cili është qëllimi i dronëve dhe kush qëndron pas tyre”, deklaroi një zyrtar i policisë, shkruan The Guardian.

Eurocontrol, që mbikëqyr trafikun ajror në Evropë, ka njoftuar po ashtu se nuk ka pasur fluturime në aeroportin e Aalborgut deri në orën 04:00 të së enjtes, për shkak të aktivitetit të dronëve në zonë.

Policia konfirmoi se po vijon me hetimet në terren dhe se nuk ka rrezik për pasagjerët apo banorët e zonës.

Tre fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!