Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Tiranë, opozita ende pa emër/ Bejko: Kryeqyteti s’ka vota për Berishën! Nura: Rama udhëhiqet nga lidershipi, garanton pushtet

schedule23:49 - 24 Shtator, 2025

schedule 23:49 - 24 Shtator, 2025

TIRANË- Partia Socialiste ka ndezur “motorët e saj elektoralë” për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pasi mbledhjen e së martës, Këshilli Bashkiak nisi procesin e shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Analisti Roland Bejko, i ftuar në “Ora e Fundit”, tha se prirja e vullnetit të elektoratit në zgjedhjet lokale, anon nga partia që është në pushtet dhe në këto kushte Partia Socialiste ka avantazh të lartë në raport me rivalët e saj.

Sipas tij, Tirana e ka mbyllur historinë me Sali Berishën në vitin 2013 dhe qytetarët nuk i japin më votë atij.

“PD  edhe në gjendjen siç është sot, ka emra dhe do t’i ketë. Edhe në kohë krize i ka.  Zgjedhjet lokale, shkojnë andaj nga janë zgjedhjet politike. PD, vetë Berisha, heziton për të shpallur një kandidat, sepse është në dilema edhe ai duke thënë: ok, janë ato votat aty, por a bashkohen në zgjedhje me Berishën ato partitë tjera opozitare, të cilat në zgjedhjet e përgjithshme thanë se nuk bashkohen. Rama i fiton zgjedhjet në Tiranë, sepse sapo fitoi zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai.

I pyetur se pse Rama kërkon që të mbahen sa më shpejt zgjedhje në Tiranë, Bejko dha këtë mendim:

“Nëse do lihet Tirana pa një kryetar, do t’i kthehet në kosto politike. Luan efektin kohë. Tabaku do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës, por ajo e nuhat se i digjet figura e saj politike. Tirana dhe tiranasit e kanë mbyllur historinë me Sali Berishën, nuk e votojnë më që prej vitit 2013”, tha ai.

Ndërkaq, analisti Artur Nura pohoi se dallimi mes Edi Ramës dhe Sali Berishës është te garancia politike që japin për elektoratin si dhe kandidatët e tyre.

Sipas Nurës, Rama ka lidership dhe garanton pushtet, kurse Berisha ndërmerr hapa që shkojnë jo në favor të demokratëve, por pro interesit të tij personal.

“Rama garanton pushtet. Lideri i PS garanton pushtet, Berisha nuk garanton pushtet, por garaton interesat e tij dhe të familjes së tij. Mungon garancia e lidershipit. Në garë nuk është Manastirliu, por Rama me Berishën.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!