Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas gjashtë dekadash, një president sirian mban fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

schedule22:37 - 24 Shtator, 2025

schedule 22:37 - 24 Shtator, 2025

Ahmed al-Sharaa u bë presidenti i parë sirian në gati 60 vite, që mbajti sot një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Siria është transformuar nga një eksportuese krizash në një mundësi për paqe”, tha ai në New York.

”Pas viteve të luftës civile nën ish-sundimtarin Bashar al-Assad, qeveria kalimtare po përpiqet për diplomaci, stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik”, tha ai.



“Sot, Siria po kthehet në vendin e saj të merituar midis vendeve të botës”, theksoi presidenti.

Fjalimi i fundit nga një kryetar shteti sirian në seancën plenare të OKB-së u mbajt nga presidenti i atëhershëm sirian Nureddin al-Atassi në vitin 1967.

Dhjetorin e kaluar, al-Sharaa udhëhoqi një aleancë të milicisë për të rrëzuar al-Assadin dhe u emërua president i përkohshëm i vendit.

”Shfaqja e tij në Nju Jork shënon kthimin zyrtar të vendit të tij në bashkësinë ndërkombëtare”, shkroi grupi i ekspertëve të Institutit të Uashingtonit.

Siria ishte prej kohësh e izoluar dhe subjekt i sanksioneve gjatë luftës civile nën al-Assad.

Në Irak, al-Sharaa, i njohur më parë me nofkën e tij të luftës Abu Mohammed al-Jolani, dikur ishte bashkuar me rrjetin terrorist ”Al-Kaeda” dhe kaloi disa vite i mbajtur rob nga ushtria amerikane atje.

Ndërsa më vonë ai hoqi dorë nga ”Al-Kaeda” dhe Shteti Islamik, ka ende disa dyshime nëse ai e ka braktisur plotësisht ideologjinë e tij ekstremiste.

Iniciativa e Reformës Arabe komentoi se kjo ishte hera e parë që një kryetar shteti në detyrë që i nënshtrohet sanksioneve të OKB-së ishte paraqitur personalisht në forumin e saj më të rëndësishëm.

Që nga emërimi i al-Sharaa, vëzhguesit janë pyetur nëse ai do të krijojë një qeveri për të gjithë sirianët, përfshirë pakicat, siç u njoftua, apo nëse ai mund të bëhet një sundimtar i ri autoritar.

Mijëra sirianë u mblodhën në qytete dhe qyteza anembanë vendit për të ndjekur fjalimin e presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në kryeqytet, Damask, qindra njerëz u mblodhën duke mbajtur flamuj më shumë se dy orë para fillimit të fjalimit të al-Sharaas.

Ndërsa filloi fjalimi, sheshi ”Umayyad” ra në heshtje, dhe kur fjalimi përfundoi, shpërthyen festime në sheshin ”Umayyad” dhe sheshin ”Ushtari i Panjohur në Malin Qasioun”, me njerëz që brohorisnin slogane në mbështetje të Sirisë dhe al-Sharaas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!