Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Shoferi 30-vjeçar i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet makina me vlerë 600 mijë euro në Tiranë

schedule16:48 - 24 Shtator, 2025

schedule 16:48 - 24 Shtator, 2025

Tiranë- Një automjet tip “Ferrari” është sekuestruar nga policia e Tiranës. Automjeti që është me vlerë rreth 600 000 euro, dyshohet se është përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Në hetim është vënë edhe drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale në Turqi, Eri Vraja nga fshati Dritas i Fushë-Krujës. Vraja ka qenë i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.

“Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht 30 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas. Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit Eri Vraja ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!