Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “News Line” në Abc News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke vlerësuar qëndrimin e mazhorancës ndaj zbatimit të ligjit dhe situatës në Kuvend.
Sipas Çupit, mazhoranca po tregon vendosmëri në ndëshkimin e akteve të dhunshme dhe është më solide se kurrë, duke shërbyer si një “lokomotivë” për zhvillimin e Shqipërisë.
Ai nënvizoi se kjo mazhorancë nuk ka frikë nga opozita, e cila sipas tij, po përdor retorikë nxitëse për të mobilizuar militantët, por do të përballet me pasojat ligjore në rast përsëritjeje të akteve të dhunshme.
“Mazhoranca po manifeston rreptësi në zbatimin e ligjeve dhe ndërkohë nuk ka dyshime se mazhoranca ka frikë nga opozita. Mazhoranca është më solide se e para dhe është lokomotiva që po e çon Shqipërinë përpara. E dimë që e nisi me ndëshkime pa hezitim ndaj deputetëve që shkaktuan rrëmujë në parlament. Kjo opozitë e cila ndezi zjarre, nëse e bëjnë përsëri do mbajnë përgjegjësi penale. E gjithë retorika e Berishës është që të mbledhë sa më shumë militantë rreth vetes. Retorika është për të mbledhur njerëzit e dhunës dhe më pas vjen puna për të zbatuar ligjin. Berisha po tregohet shumë i kujdesshëm për të patur njerëzit më besnikë dhe më të korruptuar afër vetes”, tha analisti Frrok Çupi./abcnews.al

