Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen Agustin Kola: Presidentët ndërhyjnë dhe të thonë ik p*rdhu!

schedule23:02 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 23:02 - 16 Dhjetor, 2019

Agustin Kola është treguar i papërmbajtshëm në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai ka theksuar se presidentët ndërhyjnë në punët e trajnerëve. “Tirana ka lojtarë të mirë, përzgjedhja është bërë”, thotë Kola fillimisht, i cili më pas debaton në stadium.

“Në futbollin tonë presidentët ndërhyjnë dhe trajnerët pranojnë. Nuk duhet pranuar, presidenti nuk është specialist. Fito ndeshjet dhe qëndron. Kur bëjnë ndërrimet këta dhe humbin, ik pirdhu u thonë. Edhe mua më ka kërkuar Rit Halili të bëj ndërrime dhe i kam thënë ik, këtu jam unë.

Mos na luani mendsh, ka trajnerë që pranojnë. I keni futur lojtarët dhe e di unë. Në përgjithësi kështu është. Pse nuk flisni të vërtetën. Mos prano ndërhyrjet dhe fito. Ard, a pate debat me Imamin dhe fute Vangjelin në qendër. Aty pësuam golat”, tha Kola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!