Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet dhe sfidat e shqiptarëve/ Menduh Thaçi: Mungesa e komunikimit mes liderëve shqiptarë mund të sjellë pasoja!

schedule20:38 - 23 Shtator, 2025

schedule 20:38 - 23 Shtator, 2025

“Mungesa e një komunikimi sado, mes liderëve shqiptarë, sjell në keqkuptime”, u shpreh Menduh Thaçi, ndërsa foli për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtat e shqiptarëve.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ai renditi edhe sfidat e shqiptarëve. Po ashtu tha se pret që Shqipëria dhe Kosova të kuptojnë esencën dhe se sipas tij Mickoski e maqedonasit, refuzojnë të bëjnë marrëveshjen me Bullgarinë jo që të dëmtojnë Bullgarinë.

Pjesë nga intervista:



Sokol Balla: Nuk mendoni se kjo ka nisur tashmë? Pse e them këtë? Nuk e di për llogari të kujt, nëse dikush e bën këtë me ndërgjegje, apo pa e kuptuar mirë si ndonjëri në Prishtinë por përshembull, sot koalicioni qeverisës i ka votat, por ekziston mbi një parim të shkelur. Fakti që Mickoski qeveris me një koalicion që ka më pak vota dhe përfaqësues nga trevat shqiptare. Pra, që në këtë moment ka rënë një rregull i pashkruar, që nga 2001 e këtej dhe nuk është kjo prishje e një ekuilibri delikat që e ka mbajtur Maqedoninë e Veriut në këmbë për një çerek shekulli.

Menduh Thaçi: Nga distanca mund të duket prishja e këtij ekuilibri, por ky ekuilibër është prishur prej kohësh dhe në shqiptarët qoftë qeveri të Shqipërisë apo të mëparshme të Kosovës, nga një dëshirë për të mbrojtur shqiptarët me çdo kusht jemi sjellë se sikur s’i kuptojmë këto situata. Ne nuk duhet të harrojmë, depërtimi i z. Ahmeti në vitin 2001 ka qenë i dhunshëm dhe luftarak, atëherë unë kam qenë në qeverisje dhe unë po ashtu kam patur 5-6 ministra shqiptarë, kam patur drejtorë të policisë, e me radhë, mirë po ne të gjitha në një konsensus që ta pranojmë këtë që të mos futemi në rreziqe të destabilizimit të rajonit dhe të etiketave shumë negative për të ardhmen e Kosovës. Kosova atëherë nuk ishte e pavarur, kjo më pastaj filloi që të bëhej si normë dhe në vend që ne të ishim kritikë të gjithë sëbashku me të gjitha pasueset e Marrëveshjes së Ohrit, a janë realizuar apo jo, ne u bëmë pre e një politike që më mirë stabilitet pa të drejta se sa destabilitet dhe realizim të të drejtave. Për këtë na ka bindur bashkësia ndërkombëtare se ne shpresonim se procesi integrues do debllokohet, dhe fatmirësisht kjo u arrit por jo me meritën e Ali Ahmetit, as të Menduh Thaçit, as të shqiptarëve por me meritën e bashkisë ndërkombëtare që e panë momentin dhe e shporrën ish kryeministrin dhe sollën një njeri si z.Zaev që ta bëjë këtë ndryshim. Sot jemi kthyer në të njëjtën situatë. Është rikthyer zëvendësi i Gruevksit i cili thotë nuk e bëj kurrë kompromisin me Bullgarinë, që do të thotë se nuk e debllokojë procesin integrues.

Sokol Balla: Ne në fakt na duket absurde nga distanca, që ti nuk bën një kompromis…

Menduh Thaçi: Sllavët ndryshe mendojnë Sokol, nuk mendojnë si ne shqiptarët

Sokol Balla: Do të jap një shembull shumë konkret në vitin e largët 1994 kam qenë me Presidentin e atëhershëm, Berisha, në Sofje dhe 5 ditë më herët ish presidenti i asaj kohe ndoshta juve ju kujtohet si ngjarje pas prishur takimin me Želju Želev, presidentin e atëhershëm sepse nuk pranoi të nënshkruante marrëveshjet në një gjuhë. Janë dy gjuhë tha, bullgarishtja dhe maqedonishtja, është si të themi që kemi dy gjuhë, si e shikojmë ne këtej. Gjuhën që flisni ju në Shkup apo Tetovë, apo Prishtinë apo Tiranë, e shikojmë si gjuhë të ndryshme ndërkohë që është e njëjta gjuhë, pra në një farë mënyrë nëse Mickoski ngulmon te e njëjta gjë si para 31 vjetëve thjesht fakti që ngulmon në një gjë kaq të vjetër tregon kthim mbrapa dhe tregon një kthim mbrapa të rrezikshëm.

Menduh Thaçi: Jo vetëm ajo. Unë dua që Shqipëria dhe Kosova të kuptojnë esencën dhe Mickoski dhe maqedonasit, refuzojnë të bëjnë marrëveshjen me Bullgarinë jo që të dëmtojnë Bullgarinë.

Sokol Balla: Nuk dëmtojnë Bullgarinë fare, dëmtojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Menduh Thaçi: Ata nuk heqin dorë prej idesë madhore të tyre se Maqedonia është shteti etnik i maqedonasve këtu është esenca. Efektet e kësaj politike antiperëndimore drejtpërdrejt i godasin shqiptarët e Maqedonisë, jo Bullgarisë se ata janë edhe në NATO edhe në BE dhe unë po mundohem shumë shqiptarëve t’u them mos u bëni as shumë modern që të analizoni procesin integrues, por ju lutem analizoni esencën. Cila është esenca? Dhe Maqedonia herëdo kur do se shpesh i ndërrojnë rolet dy partitë më të mëdhaja, njëra bëhet më ekstreme njëra më e moderuar….

Sokol Balla: Polic i mirë, polic i keq…

Menduh Thaçi: Po, dhe ata vazhdojnë ta imitojë Serbinë. Vazhdojnë me dëshirë të madhe ta kenë Serbinë në zemër, po e kanë shumë gabim. Pse?  Pasojat e politikës së Aleksandër Vuçiçit sot, që i vuan në Serbi që ka një shtet tërësisht të destabilizuar dhe një rrezik që ta humbë pushtetin dhe të përfundojë atje ku përfundoi paraardhësi i tij nuk janë për shkak të qeverisjes së tij në Serbi, janë për shkak të ndërhyrjes së tij pa ndërprerë në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi dhe në Maqedoni. Dhe kjo kur do të ndodhë atëherë efekti do të jetë shumë pozitiv për Maqedoninë e Veriut, për vetë maqedonasit dhe shqiptarët. Ama është e dhimbshme por ka do shqiptarë që i ndihmojnë kësaj politike dhe kësaj strategjie.

Sokol Balla: Këtë desha të them që para se të shkosh te Vuçiçi keni ndërhyrjen direkte të Albin Kurtit nga Prishtina

Menduh Thaçi: Ka do shqiptarë që i ndihmojnë kësaj politike, pa dije nuk është se u falet, por duhet t’ua sqarojmë. Ata që s’e kuptojnë sqarimin ata e bëjnë me dije dhe me vetëdije.

Sokol Balla: Po për çfarë e bën Albin Kurti këtë?

Menduh Thaçi: E thash edhe në fillim, jo që unë hezitoj të flas drejtpërdrejtë për të, por nuk i kuptoj

Sokol Balla: Ok, ka një sens dominimi mbi shqiptarët, një betejë që ai ka në kokën e tij se Rama nuk e ka fare, ju siguroj për këtë, një përplasje që ai mendon që ka për të themi në një konkurrencë të tij me Ramën apo me kryeministrin e Shqipërisë sa i përket influencës mbi shqiptarët. Por kjo shkon përtej kësaj, kam frikë

Menduh Thaçi: Kjo shkon përtej kësaj Sokol, si ta thjeshtësoj.. ne kur i themi sot Mickoskit të gjithë sëbashku se ti je duke zgjedh shqiptarët që të pëlqejnë ty, ai na thotë po çfarë bën ai atje në Veri të Kosovës. Po kjo s’është  shumë e rëndësishme që ne i themi njëri tjetrit. Është e rëndësishme se perëndimorët na lexojnë si abetare dhe ne sillemi si ai struci dhe themi s’na sheh askush. Ne vetë kemi pranuar të jemi në vëzhgim të plotë. Ne vetë kemi pranuar të jemi në skaner të plotë. Ne vetë i kemi pranuar standardet dhe kriteret e Perëndimit. Sjellja në shekullin e XXI, cilado qoftë pakicë të jetë, jo serbe, po cilado qoftë, duhet të jesh i vetëdijshëm se penali ia jep të tjetrit, siç është te rasti i Maqedonisë ku janë 1 milionë shqiptarë, dhe bën dëme të përshkallëzuara apo me efekt të zgjatur shumë të madh. Mungesa e një komunikimi sado kudo më stabil mes liderëve shqiptarë, sjell në këto keqkuptime. Por a e di si është kjo punë? Dikush kur s’merr vesh, do mandej duhet të punosh kundër atij.

Sokol Balla: Interesante kjo!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!