Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, ndër radhët e demokratëve, theksoi edhe një herë në mbledhjen e këshillit bashkiak, ku do të votohet për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra, se ai duhet të dëgjohej në këtë mbledhje, ndërsa theksoi se do të votojë me ‘dy duar’ pro shkarkikimit.
“Ndonëse do të donit ta trajnonit si ditë normale, veç ashtu nuk është. Kërkesa juaj e njëanshme që përkon me kërkesat e opozitës, tani ju po ngriheni në lartësitë e detyrës.
Për sa i përket aktit të sotëm ky është një akt historik. Neve sot i bashkuam votat tona jo ne me ju, po ju me ne, kemi katër muaj që themi që kjo ditë të ndodhte por faleminderit sot që po e lironi Tiranën. Nuk do të doja që këtë akt të ishte i shkruar kështu, por do ta votoj me të dyja duart”, tha Teliti.

