Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dumani-Alibej, sherr të penduarish/ Sherr në sallën e gjyqit mes dy të penduarve të drejtësisë

schedule13:02 - 23 Shtator, 2025

schedule 13:02 - 23 Shtator, 2025

Në seancën për dosjen plumbi i artë për herë të parë ka patur përplasje mes të penduarve të drejtësisë.

Dikur bashkëpunëtorë në krime Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u konfliktuan verbalisht në sallën e gjyqit në seancën e së martës shkak u bë dëshmia e Erin Alibejt për miskrën e Bradasheshit ku u shpreh se Nuredini nuk ia kishte pranuar përfshirjen e të vëllait në vrasjen e trefishtë, Dashnorit, për shkak të lidhjes ose ndonjë hatërmbetje mes tyre.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte i përfshirë në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte për shkak të lidhjes mes tyre ai ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij”, Alibeaj.



Kjo fjali e Alibejt , nervozoi Dumanin i cili u ngrit në këmbë duke i drejtuar gishtin te penduarit tjetër.

“Ky është mashtrim zonja gjyqtare, mos e bej më atë gabim mos e përmend më”, tha Dumani.

Pas këtij momenti gjykata urdhëroi punonjësit e policisë që të nxirrnin nga salla për disa minuta./ abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!