Sulejman Starova, i ftuar në ABC News në emisionin “Pressing”, foli për situatën e trajnerëve në Superiore. Sipas Starovës, si Partizani, ashtu dhe Tirana, po bëjnë shumë mirë që po marrin kohën e duhur për të zgjedhur trajnerin e ri.
“Po bëjmë krahasime trajnerësh. Nuk është kjo. Aa, nëse rri Egbo dhe fiton pa mbarim, atëherë bëhet krahasim. Nuk mund të rrija pa folur për këtë krahasim, pasi për mua nuk shkon.
E mira është të mos largohet trajneri brenda sezonit. Fillon trajneri që nga faza përgatitore, deri në fund të sezonit. Tirana bëri shumë mirë që vendosi të mendohet dhe të marrë kohë për trajnerin.
Egbo ishte trajner portierësh te Bylisi, trajner te Bylisi, trajner portierësh te Tirana. Ai ka eksperiencë, plus që dhe trajnerët e portierëve në përgjithësi kanë relata të mira me lojtarët. Nuk është mirë për klubin të zgjidhen dy-tre trajnerë brenda sezonit.
Tirana dhe Partizani kanë kohë plot për të zgjedhur trajnerin, të mendohen mirë. Kalari dhe Tomori kanë shumë kohë te Partizani. Kjo është koha më e mirë që klubi të reflektojë dhe të marrë trajnerin”./abcnews.al