Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE: Mandati i anëtarësimit në Union/ Brukseli: Shqipëria mund të mbyllë negociatat në 2027

schedule09:51 - 22 Shtator, 2025

schedule 09:51 - 22 Shtator, 2025

Delegacioni i BE në Tiranë ka uruar qeverinë “Rama 4”, teksa kabineti qeveritar ka nisur zyrtarisht detyrën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE shprehet se Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027.

“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë.”, shkruan delegacioni i BE në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!