Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodër, asgjesohen mbi 8 mijë bimë kanabisi/ Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash

schedule08:56 - 22 Shtator, 2025

schedule 08:56 - 22 Shtator, 2025

Gjatë kontrolleve në territorin e Shkodrës, u gjetën dhe u asgjësuan 8028 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa nga policia.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, janë proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrave, 5 kryetarë fshatrash, konkretisht, në Ndrejaj, Lekaj, Nicaj, Plan dhe fshatin Kir.

Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 780 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.



Në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 175 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!