I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, ish – deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar paketën antishpifje për mediat audiovizive.
“Ka një histori pararendëse shumë më përpara, paralajmërimet erdhën me qëndrimet ndaj faqeve online dhe vazhdoi në kokludimin e kësaj pakete. Censura ekziston, kryeministri kontrollon pjesën më të madhe të medias. Me këtë ligj AMA ndryshon fizionominë e saj tërësore sepse nga Autoriteti i Medias Audiovizive bëhet i Medias Shqiptare, brenda AMA-s vendoset ajo që konsiderohet “policia mediatike” që është Këshilli i Ankesave”, tha Boçi.
Më tej ai theksoi se AMA ka shprehur dakordësinë e saj, sipas tij është e politizuar.
“Nëse ky ligj kalon atëherë ky do të jetë një zyrtarizimi i regjimit. Lajmi i rremë është problem i medias online në tërësi, ka iniciativa të mira për ta sfumuar. Kemi kërkuar miratimin e statusit të gazetarit. Jemi 30 vite demokraci dhe media është e vetmja që ngre zërin për shumë gjëra, por vetë është e pambrojtur. Edukimi mediatik, profesionalizmi gazetaresk do bënte që vetërreullimi të çonte në pastrimin progresiv të lajmit”, u shpreh Boçi.
Gjithashtu Boçi theksoi se politika kërkon ta zotërojë demokracinë, ndërsa media është ajo që e mbron demokracinë./abcnews.al

