Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanadaja, Britania dhe Australia njohin Palestinën/ Nura: Presion i drejtpërdrejt i aleatëve ndaj Izraelit, do shkohet drejt paqes

schedule15:36 - 21 Shtator, 2025

schedule 15:36 - 21 Shtator, 2025

Kanadaja, Britania dhe Australia janë shtetet që së fundmi kanë njohur Palestinën dhe sipas analistit Artur Nura, ky është edhe një presion i drejtpërdrejt i aleatëve ndaj Izraelit.

Në një intervistë për “NewsHour” në ABC News, Nura u shpreh se njohja e shtetit palestinez do të sjellë paqe.

“Do të jenë një sërë shtetesh perëndimore që do e njohin. Por ne e dimë që Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për të vendosur. Kombet e Bashkuara do shohin nëse ka gjenocid. Palët do detyrohen të ulen në tavolinë. Por Hamasin e konsiderojnë organizatë terroriste. Por çfarë do ndodhë në terren? Izraeli po ndërton lagje të reja hebreje. Njohja do jetë suskes i jashtëzakonshëm i Palestinës, por a do dinë ta shfyrtëzojnë. Unë besoj se me njohjen do shkojë drejt paqes, është presion i drejtpërdrejt i aleatëve të Izraelit, ndaj Izraelit. Realiteti është kompleks. Era e paqes do të fryjë, do të vendoset nga Trump dhe Netanyahu dhe do ketë përplasje diplomatike të jashtëzakonshme.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!