Në fillim ishte një lojtar i zakonshëm. Mirlind Daku mbërriti në verë 2023 tek Rubini pasi për të u shpenzuan vetëm 1.5 milionë euro, dhe ai ishte I njohur vetëm në Kosovë, Shqipëri e Kroaci.
Kanë kaluar pak më shumë se dy vjet dhe vlera e kartonit të sulmuesit të kombëtares shqiptare është rritur 7 herë.
Shifra e fundit që jep faqja më e njohur e specializuar për statistikat dhe tregun në futboll, “transfermarkt” nga Gjermania, është 10 milionë euro.
Rritja e mëparshme ishte në shkurt të këtij deri në 8 milionë. Në vetëm një vit e gjysmë, ylli kuqezi e ka shtrenjtuar veten me më shumë se tri herë.
Kjo është një rritje eksponenciale, e arritur vetëm me golat dhe asistet në fushën e lojës, duke ndihmuar veten dhe Rubinin nga Kazani, që të jetë skuadër pretendente në Premier Ligën e Rusisë.
Në vetëm 62 ndeshje në kampionatin rus, Daku ka 32 gola e 13 asistë, pra 45 kontribute për golat, që do të thotë një kontribut në më pak se 1.4 ndeshje.
Shqiptari vazhdon të jetë më i shtrenjti lojtar tek Rubini, dhe tashmë është I nënti futbollist me vlerën më të lartë në Premier Ligën ruse. Vetëm Zeniti ka 3 më të shtrenjtë se ai, Spartaku I Moskës dy, si dhe Krasnodari kampion, Lokomotiva e CKSKA moskovite nga një.
I vetëm, Mirlind Daku përfaqëson mbi 22 për qind të vlerës së ekipit të tij.

